Transmetuar më 06-09-2018, 12:58

Mes katër personave të arrestuar nga policia në Shkodër, është edhe një ish-kampion boksi. Ai është Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Mësohet se 29-vjeçari në vitin 2012, ishte i vetmi boksier që nuk mundi të kalojë turin kualikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Gjatë operacionit të zhvilluar gjatë së mërkurës, u arrestuan Ilir Rustemi Bajri, 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Një natë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në një intervistë televizive se “në ngjarjen e rëndë kriminale ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë”.

Asmer Bilali, është person me precedentë penale të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarët te grupeve kriminale.

Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku gjatë tij u sekuestruan dy kallashnikovë dhe një pistoletë, 6 mjete të blinduara; rreth 800 fishekë; një armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike dhe dy veshje antiplumb. /a.y/noa.al

Arrestimet në Shkodër, Rama: Sot Policia e Shtetit foli me vepra

Kush janë 4 të arrestuarit në Shkodër, pamjet e operacionit

Aksion nga Policia për ngjarjet kriminale në Shkodër, arrestohen katër persona

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd