
Detaje të reja dalin lidhur me operacionin e koduar “Forca e Ligjit” të zhvilluar në Shkodër, ku u arrestuan katër persona.
Operacioni i nisur në orët e para të kësaj të mërkure u krye nga forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë, të cilat kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjerë.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminalë si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me ëellim evidentimin sa me te plote dhe sa më të qartë të veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.
Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarët te grupeve kriminale.
Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë
-Ilir Rustemi Bajri, 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
– Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
-Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
-Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në menyre të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar, dy kallashnikovë dhe një pistoletë, 6 mjete të blinduara; rreth 800 fishekë; një armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike dhe dy veshje antiplumb.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet perkatese procedurale me kete rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Po ashtu thuhet se operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
EMRAT/ Policia, detaje për aksion në lagjet e "të fortëve": Ja 4 të arrestuarit on Vidnews.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





