Transmetuar më 05-09-2018, 23:32

Policia ka nisur në qytetin e Shkodrës një operacion të gjërë për zbulimin dhe kapjen e grupeve kriminale.
Aksioni për zbulimin dhe kapjen e grupeve kriminale, që dyshohet se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda, të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, dhe që kanë tronditur rendin dhe sigurinë në këtë zonë wshtw mbështetur edhe nga forcat speciale.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë në pranga katër persona.
Sakaq, aksioni vijon ende nëpër lagjet problematike të qytetit të Shkodrës.
Rastet kriminale të javëve të fundit, kanë tronditur qytetin e Shkodrës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





