

Kryeministri Edi Rama përshëndet operacionin “Forca e Ligjit” të zhvilluar në Shkodër, gjatë të cilit u arrestuan katër persona.
Ai thotë se, e vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik.
“Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama në Twitter, ku publikon edhe dy grafikë.
Gjatë operacionit u arrestuan Ilir Rustemi Bajri, 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dheErogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër.
Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarët te grupeve kriminale.
Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku gjatë tij u sekuestruan dy kallashnikovë dhe një pistoletë, 6 mjete të blinduara; rreth 800 fishekë; një armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike dhe dy veshje antiplumb. Kush janë 4 të arrestuarit në Shkodër, pamjet e operacionit
Aksion nga Policia për ngjarjet kriminale në Shkodër, arrestohen katër persona
Aksioni i policisë në Shkodër, kush janë katër të arrestuarit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






