



Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Pagesa”, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ende pa zbardhur e premtja, ku në banesën e të dënuarit për vrasje Gazmir Daci u vendos eksploziv.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, e diel, u bë kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, Brahaj dyshohet se kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit Xh.Daci, babai i Gazmir Dacit.
Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës”, rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.
Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënë të tjera .
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D., në rrugën “Martin Camaj” Bathore.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni një person i cili mban veshur bluzë me kapuç, ku pasi vendos tritolin në banesën e Dacit, ikën me vrap.
Në kamera fiksohet ora 01: 31 e kësaj të premteje, ndërsa shihet se autorin e pret një makinë në rrugën “Martin Camaj”,
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të vendosura nga familja Daci, për shkak të konflikteve dhe hasmërisë me familjen Kolaveri.
Si pasojë e shpërthimit u shënuan dëmtime të shumta në katin e parë të banesës trekatëshe.
Eksplozivi u vendos në banesën e Gazmir Dacit, person i akuzuar për vrasje dhe që ndodhet në burg. Më konkretisht Daci, akuzohet se në nëntor të vitit 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur vëllanë e tij Robert Kolaverin.
Ndaj Dacit në vitin 2016, u bë një atentat me armë zjarri teksa ndodhej në ajrimin e burgut të Vaqarrit, por fatmirësisht pa e dëmtuar. /a.y/noa.al Eksplozivi në banesën e Dacit, pamjet kur i dyshuari vendos tritolin dhe ikën me vrap
Eksplozivi në banesën e të dënuarit për vrasje, babai i shënjestrës kërcënon: Do i bëj që t’iu ikë truri
Shpërthim me eksploziv në një banesë në Bathore, çfarë u zbulua për shënjestrën
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





