Transmetuar më 27-07-2018, 09:05

Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit, shënjestrës së shpërthimit me eksploziv pak pas mesnate në zonën e Bathores, ka kërcënuar se do të bëjë vetëgjyqësi.

Në një prononcim për News24, ai është i bindur se autorë të ngjarjes janë familja Kolaveri, pasi djali i tij ndodhet në burg pikërisht për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

Për këtë arsye ai paralajmëroi autorët se do të bëjë vetëgjyqësi, ndërsa nuk hezitoi të tregojë edhe emrin e autorit të vendosjes së eksplozivit.

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje personat që të gejë këta personat se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bërë gjë, çfarë kam me i bë. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërblejë në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë. Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë”, është shprehur Xhelal Daci.

Ai shton se përplasjet mes dy familjeve kanë nisur për një vrasje, por thotë se përpara vrasjes kanë tentuar që ta vrasin në lokal.

“Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrotje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqnin djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekje penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci” tha ai.

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Bathore, çfarë u zbulua për shënjestrën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd