


Vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, i riktheu lirinë ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon kthimin e tij në qeli.
Kjo kërkesë vjen pasi gjykata ndërroi dje masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Xhika u arrestua më 2 shkurt, bashkë me dy ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku.
Prangosja e tyre u bë pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Elbasanit në prill të vitit 2017, lidhur me veprën penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”.
Në muajin dhjetor të po atij viti, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Xhikën, për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Nga hetimet e kryera u konstatua se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë. /a.y/noa.al
Abuzim me fondet e Tiranë-Durrës, lirohet nga burgu Dashamir Xhika
Prokuroria mbyll hetimet për abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar, 14 të pandehur
U arrestua për abuzim me fondet, në banesën e Dashamir Xhikës gjenden 80 dosje tenderash
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





