Transmetuar më 02-02-2018, 00:18

Bie në pranga ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika.

Ai është arrestuar gjatë mbrëmjes së sotme.

Mësohet se Xhika është vënë në pranga pasi akuzohet për abuzime.

Arrestimi i Xhikës mësohet se ka lidhje me abuzimet që ai dyshohet se ka kryer gjatë kohës që drejtonte sektorin e rrugëve në vend.

Xhika njihet si njeri i promovuar nga Levizja Socialiste për Integrim.

Xhika është kallëzuar penalisht nga Damian Gjiknuri për ndërtimet në rrugën Tiranë – Elbasan. /a.k/noa.al/