Transmetuar më 26-07-2018, 13:54

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, është liruar nga burgu ditën e sotme.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila ka ndërruar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ai u arrestua më 2 shkurt, bashkë me dy ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku.

Prangosja e tyre u bë pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Elbasanit në prill të vitit 2017, lidhur me veprën penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”.

Në muajin dhjetor të po atij viti, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Xhikën, për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Nga hetimet e kryera u konstatua se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë. /a.y/noa.al

Prokuroria mbyll hetimet për abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar, 14 të pandehur

U arrestua për abuzim me fondet, në banesën e Dashamir Xhikës gjenden 80 dosje tenderash

Pranga ish-drejtorit të rrugëve, akuzohet për abuzime

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd