



Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë, pati një përplasje me armë zjarri në zonën e Kinostudios, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona Rivelino Mumajesi 36 vjeç, Juxhin Mumajesi 28 vjeç dhe Ibrahim Durollari 28 vjeç.
Prej tyre Durollari është në gjendje kritike, për shkak të plumbave të marrë në trup.
Duke rindërtuar ngjarjet bëhet me dije se konflikti ka ndodhur në ambientet e një lokali, në pronësi të njërit prej të dëmtuarve, ndërkohë që një person është arrestuar për moskallëzim krimi, teksa me dhjetëra të tjerë janë shoqëruar në polici.
Policia po heton në pistën e një konflikti të momentit të ndodhur në ambientet e lokalit mes të dëmtuarve dhe personave të tjerë.
Pista tjetër është ajo e një borxhi të pashlyer, ku nuk përjashtohet mundësia e pazareve të drogës dhe pista tjetër është ajo e hakmarrjes, për shkak se një prej të plagosurve, dyshohet i përfshirë në një plagosje të para disa viteve.
Më konkretisht i plagosuri Rivelino Mumajesi ka qenë mes të dyshuarve për plagosjen e shtetasit Eduard Duka në Mars të vitit 2017. /a.y/noa.al
Përplasja me armë me 3 të plagosur në Tiranë, arrestohet një person, 23 të shoqëruar
“Lufta” me tre të plagosur në Tiranë, ngjarja që ishte përfshirë njëri prej tyre
Përplasja me armë zjarri në Tiranë, emrat e tre të plagosurve
Përplasja me armë në Tiranë, gazetarja tregon tmerrin: Rrugët u mbushën me gjak
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





