Transmetuar më 28-06-2018, 11:34

Një person është vënë në prangat e policisë, lidhur me përplasjen me armë të ndodhur në orët e vona të së mërkurës në Tiranë, ku mbetën të plagosur tre persona.

I arrestuari është Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë, i vënë në pranga për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga veprimet e deritanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët e dyshuar.

Sakaq në ambientet e policisë janë shoqëruar 23 persona, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Kinostudios, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sherri nisi në një lokal bastesh dhe vijoi në rrugë, duke bërë që të shkrepen edhe armët.

Personat e plagosur nga shkëmbimi i zjarrit janë Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Ibrahim Durollari 28 vjeç dhe Rivelino Mumajesi 36 vjeç.

Mësohet të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital, ku njëri nga të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndrëkohë rezulton se i plagosuri Rivelino Mumajesi ka qenë mes të dyshuarve për plagosjen e shtetasit Eduard Duka në mars të vitit 2017. /a.y/noa.al

“Lufta” me tre të plagosur në Tiranë, ngjarja që ishte përfshirë njëri prej tyre

Përplasja me armë zjarri në Tiranë, emrat e tre të plagosurve

Përplasja me armë në Tiranë, gazetarja tregon tmerrin: Rrugët u mbushën me gjak

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd