


Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, si pasojë e përplasjes me armë mes dy grupeve në Tiranë.
Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Kinostudios, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Sherri ka nisur në një lokal bastesh dhe ka vijuar në rrugë, duke bërë që të shkrepen edhe armët.
Personat e plagosur nga shkëmbimi i zjarrit janë Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Ibrahim Durollari 28 vjeç dhe Rivelino Mumajesi 36 vjeç.
Mësohet të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital, ku njëri nga të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se përplasja me armë mund të ketë ndodhur, për shkak të territorit për shitjen e lëndëve narkotike, ndërkohë që vijojnë verifikimet e rastit.
Aktualisht policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





