Transmetuar më 28-06-2018, 10:46

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së mërkurës në Tiranë në zonën e Kinostudios ku tre persona mbetën të plagosur.

Ngjarja shkaktoi panik të madh në zonë dhe mund të kishte sjellë pasoja të rënda edhe për kalimtarët pasi kishte shkëmbim zjarri në rrugë.

Dëshmitarët thanë se rreth 20 të shtëna u dëgjuan nga shkëmbimi i zjarrit mes grupeve.

Të plagosur mbetën tre persona, Rivelino Mumajesi 36-vjeç, Juxhin Mumajesi 24-vjeç dhe Ibrahim Durollari 28-vjeç.

Sipas raportimeve bëhet me dije se autorët e krimit u afruan pranë pikës së basteve ku ndodheshin këta shtetas dhe hapën zjarr.

Raportohet se edhe të plagosurit u përgjigjën me zjarr dhe pati të shtëna në rrugë.

Policia po kryen veprimet hetimore në disa pista. Njëra prej tyre lidhet me përplasjet për tregun e drogës.

Ndëkorhë, i plagosuri Rivelino Mumajesi ka qenë mes të dyshuarve për plagosjen e shtetasit Eduard Duka në Mars të vitit 2017./a.m./noa.al/ Përplasja me armë zjarri në Tiranë, emrat e tre të plagosurve

Përplasja me armë në Tiranë, gazetarja tregon tmerrin: Rrugët u mbushën me gjak

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd