Transmetuar më 21-06-2018, 16:37

Një ditë më parë vendi u trondit sërish nga krimi në familje teksa djali plagosi me thikë dy prindërit e tij. Destan dhe Asije Neziri u goditën disa herë me thikë nga djali 25-vjeçar Hajriu i cili u arrestua një orë pas krimit.

Fatmirësisht gjendje e tyre shëndetësore sot është më e mirë dhe babai ka dalë nga reanimacioni ndërkohë që nëna pritet të dalë nesër.

Destan Neziri ka deklaruar se e ka falur djalin për krimin e rëndë. Ai tha se debatuan teksa ishin duke parë një ndeshje futbolli dhe gjithçka sipas tij ishte momentale.

“Ishim duke parë një ndeshje futbolli dhe u bë një gol kur ndodhi ngjarja. Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën e madhe. Kur të shërohemi bashkë me gruan do e shikojmë djalin”, tha 75-vjeçari nga spitali.

Referuar atyre që janë përfolur në media për mospajtimin e prindërve për nusen që kishte zgjedhur djali, ai nuk ka dhënë ndonjë koment, por tha se ishte ajo e fundit që u përpoq të ndalte Hajriun ku sulmoi prindërit me thikë.

“Djali e kreu atë veprim në një moment zemërimi, por ishte nusja e cila na doli në krahë dhe po përpiqej ta ndalonte djalin”, vijoi i moshuari.

Ndërkohë, vëllai tjetër i Hajriut që qëndron pranë prindërve në spital tha se “gjithçka ishte momentale, pasi Hajriu ka qenë i urtë”.

Fisniku tregon edhe momentet kur mësoi për ngjarjen.

“Isha në punë në Tiranë, erdhën të dy, vëllai dhe nusja. I pyeta çfarë kishin, por asnjëri nuk tha asnjë fjalë. Vëllai kishte një të çarë në pëllëmbë të dorës dhe i thashë eja të çoj në spital. E çova te Trauma për mjekim. As nusja e as ai nuk më thanë gjë. Kuptova që diçka kishte ngjarë në shtëpi m prindërit. Ja lashë një polici që gjendej aty. I thashë lajmëro policinë që të vijë t’i marrë se këta diçka e kanë bërë”, tregon Fisniku.

Ai tha se vëllai ka punuar 5 vite me të në të njëjtën firmë por e la punën. Kjo mendohet të ketë qenë një prej arsyeve të debateve me prindërit./a.m./noa.al/ Plagosi me thikë prindërit, i riu: Jam penduar, por s’më pranonin nusen

Detajet, i riu masakroi prindërit me thikë pasi nuk i pranuan të dashurën

Plagosi me thikë prindërit, djali vetëdorëzohet në polici

U masakruan me thikë nga djali i tyre, kush janë prindërit e të riut

Djali godet me thikë prindërit, nëna dhe babai po luftojnë me vdekjen