Transmetuar më 20-06-2018, 14:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë prindërit e tij.

Mësohet se Hajri Neziri ka goditur me thikë nënën dhe babain e tij, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata janë transportuar për në spital, dhe gjendja e tyre është rënduar, sqarojnë burime të noa.al.

Prindërit e të riut janë të moshuar, fakt ky që e bën akoma më të vështirë situatën.

Nuk dihen shkaqet që çuan djalin të kryejë aktin e rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

I riu 25-vjeçar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. /k.k/noa.al/