Transmetuar më 20-06-2018, 16:32

Pas më shumë se 1 orë pas ngjarjes së rëndë, 25-vjeçari Hajri Neziri është vetëdorëzuar në polici.

Rreth orës 14:45 të ditës së sotme, ai plagosi me thikë prindërit e tij në banesë.

Nuk dihen shkaqet që çuan të riun të bënte një gjë të tillë ndaj prindërve, të cilët mësohet se kanë qenë arsimtarë.

Dëshmitarët kanë thënë se fillimisht u dëgjuan zëra, dhe më pas të bërtiturat e prindërve që u përballën me agresionin e djalit të tyre.

Dëshmia e tij do të shërbejë për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Ndërkohë, prindërit e tij, Hasije dhe Destan Neziri, vijojnë të jenë në spital. /k.k/noa.al/