Transmetuar më 20-06-2018, 15:19

Vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e dy prindërve nga Durrësi, të cilët u masakruan me thikë nga djali i tyre.

Noa ka mësuar se bëhet fjalë për Hasije dhe Destan Neziri, të cilët u goditën në banesë nga djali i tyre, Hajri Neziri.

Burimet zyrtare të policisë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se janë vënë në kërkim të 25-vjeçarit, i cili është larguar menjëherë pas krimit.

Ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1, të qytetit bregdetar.

Prindërit e të riut janë të moshuar, babai 75 vjeç, dhe nëna 64-vjeçe, fakt ky që e vështirëson edhe më shumë përballimin e kësaj situate.

Aktualisht ata ndodhen në Reanimacion, në kujdes mjekësor.

Nuk dihen shkaqet që çuan djalin të kryejë aktin e rëndë, ndërsa policia vijon të ndodhet në vendin e ngjarjes. /k.k/noa.al/