Transmetuar më 21-06-2018, 12:11

Ashtu si prej disa javësh edhe ditën e sotme, seanca parlamentare e kësaj të enjteje është shoqëruar me momente tensioni dhe ndërprerjesh.

Gjithçka pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk pranonte të lironte foltoren, pas përfundimit të kohës së tij për të folur.

Kjo bëri që kryepalamentari Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën parlamentare për dhjetë minuta.

Por në rinisje të saj ka vijuar e njëjta situatë, teksa fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai e ka marrë fjalën nga vendi, ndërkohë që paralelisht vijonte të fliste Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Ndërkohë pak më vonë Balla propozoi që për shkak të situatës së pazakontë, të kalohet në miratimin e projektligjeve, gjë që ndodhi në pak minuta, nën drejtimin e Gramoz Ruçit.

Kësisoj, seanca u mbyll mesditën e sotme, duke iu dhënë fund diskutimeve, teksa opozita akuzoi për mohim dhe ndërprerje të fjalës. /a.y/noa.al

Ruçi e pranon se preu internetin në sallë, i kujton Bashës rregulloren

"600 mijë refugjatë në Shqipëri", Basha: Ramës s’i vjen keq për shqiptarët, jo më për sirianët

Basha: Gjermania doli me vendim kundër negociatave! Rama bën të paditurin