Transmetuar më 21-06-2018, 11:39

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi për herë të parë në lidhje me një lajm hipotetik se Shqipëria ka rënë dakord të strehojë 600 mijë sirianë.

Basha u shpreh se këtë gjë Rama e bën për karriken e tij dhe jo se i vjen keq për sirianët, pasi sipas tij ai nuk shqetësohet për largimin e shqiptarëve.

Për Bashën, Rama kërkon të presë sirianët për të larguar vëmendjen nga droga dhe krimi.

"Ky është vetëofruar për të pritur 600 mijë refugjatë sirianë.

Nuk ka asnjë pikë përgjegjësie, asnjë pike keqardhje për shqiptarët që po largohen nga vendi dhe papritur i vjen keq për sirianët.

Jo nuk i bëhet vonë as për sirinianë, as për avganë, as për shqiptarë!

I vjen keq për karriken e tij, sepse do të harrohet krimi dhe droga.

Harroje Edi Rama që të ndodhë kjo gjë, nuk ka negociata me qeverinë tënde", tha Basha./m.sh/noa.al/