Transmetuar më 21-06-2018, 11:50

Ashtu si çdo javë, seanca plenare është kthyer në një arenë tensionesh mes mazhorancës dhe opozitës.

Debat "shterpë", ku opozita bllokon foltoren dhe mazhoranca pret internetin.

Kështu ndodhi edhe sot, pas fjalës së Bashës për procedurë, Ruçi i mbylli mikrofonin dhe opozita vijoi fjalimet në mediat sociale.

Por kreu i Kuvendit i kishte marrë "masat" duke prerë edhe linjën e internetit.

"Gjeni një vend në botë që mbyll linjën e internetit që mos flasë opozita, kjo ndodh vetëm në Shqipëri", tha Basha.

Ndërsa Ruçi iu bëri thirrje Bashës që të çlironte foltoren duke i kujtuar nenin 48 se deputeti nuk mund të përdorë telefonin gjatë seancës plenare

“Parlamenti ka rregullua, shtëpia ka tjegulla. Ulu poshtë dhe të flasësh kur të vijë koha. Kohën për diskutim e kanë institucionet e pavarura, të ngritura me ligj. Ska fjalë për procedurë, pasi e more fjalën ti zoti Basha. S’ka mikrofon për procedurë. Mos e merrni peng foltoren e parlamentit. Zoti Basha të bëj thirrjen të ulesh. Sa për punën e internetit dhe telefonit neni 48 e thotë shumë qartë", u shpreh Ruçi./m.sh/noa.al/