Transmetuar më 16-02-2018, 14:21

Zbulohen detaje të reja lidhur me përplasjen me armë zjarri në Tiranë, ku mesditën e sotme mbetën të plagosur dy persona.

27-vjeçari i plagosur në rrugën “Irfan Tomini”, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, Gjon Pelivani rezulton me dy emra.

Ai njihet edhe si Valment Pelivani, pronar i lokalit ku ndodhi plagosja, dhe nuk është i panjohur për policinë.

Pelivani rezulton i dënuar për vjedhje. Jo vetëm kaq por në vitin 2015, ai ka pasur një konflikt me Emiljano Shullazin, gjatë të cilit ka mbetur i plagosur shoku i tij Gilmano Dani.

Nuk dihen ende motivet e përplasjes me armë të ditës së sotme, ndërkohë që bëhet me dije se 27-vjeçari, e kishte hapur lokalin vetëm tre ditë më parë.

Krahas tij mbeti i plagosur edhe 31-vjeçari Renato Hoxha, i cili ishte i punësuar si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Si i dyshuar për plagosjen e dyfishtë është shpallur në kërkim R.Musai, i cili ka hapur zjarr ndaj dy të rinjve, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që pritet të hidhet dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Përplasja me armë zjarri në Tiranë, identifikohen të plagosurit

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ka të plagosur

Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet "polici" me shokun

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd