Transmetuar më 16-02-2018, 12:49

Të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e zonës së Selitës në kryeqytet mesditën e sotme.

Paraprakisht flitet për dy persona të plagosur me armë zjarri, pranë zonës së ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur gjatë një përplasje me armë mes dy grupeve  në afërsi të një lokali, ku të plagosurit rezultojnë Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd