Transmetuar më 16-02-2018, 13:19

Dalin detaje të reja lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës, në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Mësohet se një nga të plagosurit në rrugën "Irfan Tomini" është Gjon Pelivani 27 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi i përfshirë në konfliktin me armë, dhe që rezulton pronari i lokalit ku nisi sherri.

Krahas tij është plagosur, edhe një person tjetër Renato Hoxha, 31 vjeç.

Si i dyshuar për ngjarjen është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia shtetasi R.Musai, për të cilin vijon puna për ta kapur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se sherri ka nisur në ambientet e brendshme të një lokali, ku debatet me fjalë kanë përfunduar me përdorimin e armëve. 

Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarje. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd