Transmetuar më 21-12-2015, 22:18

Tiranë, 21 dhjetor 2015, NOA.al – Parandalohet një ngjarje kriminale në kryeqytet, ndërsa uniformat blu vunë në pranga dy persona. Ngjarja u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali.

Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se pas hekurave përfunduan Valment Pelivani, 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë tip ‘TT’ e mbushur me fishekë gati për qitje dhe Bekim Zenollari, 32 vjeç, të cilit iu sekuestrua po ashtu një armë zjarri, pistoletë ‘TT’.

32-vjeçari Zenollari pretendon se është punonjës policie burgjesh, si dhe posedonte dy dokumente policie.

Burimet zyrtare pohuan se dy të arrestuarit dyshohet së kanosën një tjetër person,  i cili ka depozituar kallëzimin përkatës në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /j.ç/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit