Transmetuar më 13-02-2018, 12:28

Natën mes të dielës dhe të hënës makinës së një biznesmeni vlonjat iu v’u zjarri. Më konkretisht në shënjestër u vu makina e 45-vjeçarit Eduard Alikaj.

Në vendin e quajtur “Xhamia” të qytetit të Vlorës, është djegur automjeti tip “Benz ML”, në pronësi të 45-vjeçarit i cili njihet si biznesmen ndërtimi.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes, pranë banesës së Alikaj.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se edhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me biçikletë duke iu afruar mjetit.

Por ditën e sotme Alikaj ka bërë një postim të papritur në Facebook, ku ofron shpërblim për personin që i ka vënë zjarrin makinës, me qëllim që ti tregojë emrin se kush e kishte paguar.

Postimi i Eduard Alikaj në Facebook

Kisha vendosur ta ndërroja.

Tani më duhet ta ribëj sepse jo vetëm u dogj për mua, por edhe më tregoi se deri tek ajo mund të afrohen.

Për afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dëshmitar që vëmendjen ua tërhoqi çakmaku që ndezi benzinën. Policia e zjarrfikësit ndërhyn me shpejtësi duke kufizuar edhe dëmet. Herët a vonë do dali si e qysh?!

Po një apel kam për atë fukara që hodhi benzinën. Për atë që për pak shpërblim, është shfrytëzuar nga të tjerë.

Gjej mënyrën, e më bëj të ditur kush…(?!)

10-fish do shpërblehesh e mik do të kem.

Çfarëdo do më thuash do vdesë me mua.

Mos ngurro!!! /a.y/noa.al

I dogjën makinën, biznesmeni nga Vlora tregon të vetmin dyshim që ka

I dogjën makinën, kush është biznesmeni në shënjestër dhe plagosja për të cilën u arrestua

Vlorë, i vihet zjarri makinës së biznesmenit