Transmetuar më 12-02-2018, 08:58

Personi të cilit i dogjën makinën gjatë natës mes të dielës dhe së hënës, nuk është i panjohur për policinë, madje ai ka qenë i arrestuar.

45-vjeçari Eduard Alikaj, i njohur edhe si biznesmen ndërtimi, në vitin 2016, është përfshirë në një konflikt me pasojë tre të plagosur.

Në dhjetor të vitit 2016, bashkë me kunatin e tij, pas një konflikti për shkak të parkimit të automjetit, sherri përfundoi në përdorimin e thikës ku mbetën të plagosur vëllezërit Fitim Veizaj, Çelo Veizaj dhe Edison Veizaj, punonjës të “TIS Park sh.p.k”.

Por nga ky konflikt mbeti i dëmtuar edhe vetë Alikaj, i cili u arrestuar asokohe.

Shpërthimi i makinës gjatë natës

Një makinë është shpërthyer në flakë, pak pasi kishte kaluar mesnata e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Hajro Çakërri", Vlorë.

Në vendin e quajtur “Xhamia”, është djegur pjesërisht, automjeti tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj 45 vjeç, i cili njihet si biznesmen ndërtimi.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes, pranë banesës së Alikaj.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se edhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me biçikletë duke iu afruar mjetit.

Sakaq grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit. /a.y/noa.al

Vlorë, i vihet zjarri makinës së biznesmenit

Plagosja për bllokimin e gomës së makinës në Vlorë, arrestohet ish- pjesëmarrësi në Big Brother