Transmetuar më 12-02-2018, 08:30

Një makinë është shpërthyer në flakë, pak pasi kishte kaluar mesnata e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Hajro Çakërri'', Vlorë.

Në vendin e quajtur "Xhamia", është djegur pjesërisht, automjeti tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj 45 vjeç, i cili njihet si biznesmen ndërtimi.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes, pranë banesës së Alikaj.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se edhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me biçikletë duke iu afruar mjetit.

Sakaq grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese