Transmetuar më 08-02-2018, 08:23

Katër persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit, si të dyshuar për atentatin me tritol të ndodhur në mes të muajit janar.

Ata dyshohen për atentatin ndaj Lulzim Kullës, paraditen e 13 janarit, i cili njihet ndryshe edhe si “i forti” i Shkodrës.

Të shoqëruarit dyshohet se janë organizatorët e shpërthimit me tritol në lagjen “Rus”, ku krahas Kullës, mbetën të plagosur edhe shtatë persona të tjerë.

Gjithçka pas vendosjes së një sasie tritoli në një motor, pranë makinës së shënjestrës.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër,i cili po hipte në mjetin e tij. /a.y/noa.al

Atentati ndaj të “fortit” të Shkodrës, Kulla: Nuk e di kush e ka vënë tritolin

Atentati me eksploziv, si u kthye Lulzim Kulla në “tmerrin” e shkodranëve

Atentati me eksploziv, policia del me deklaratë: 8 të plagosur, dy në gjendje të rëndë Atentati me eksploziv në Shkodër, dalin emrat e të plagosurve

Kush është shënjestra e shpërthimit me eksploziv në Shkodër, zbulohet e kaluara e tij

Detaje nga shpërthimi me 3 të plagosur në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes