Transmetuar më 13-01-2018, 13:34

Identifikohen personat e plagosur në atentatin me eksploziv të ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa fillimisht u përfol për tre të plagosur, nga shpërthimi i ndodhur paraditen e kësaj të shtune në lagjen “Rus” të qytetit verior, kanë mbetur të plagosur 7 persona.

I dyshuari si shënjestër e atentatit është Lulzim Kulla, 42 vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë.

Krahas tij si pasojë e shpërthimit mbetën të lënduar edhe Pjetër Arra, 53 vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Arjola Gjonaj, 31 vjeçe, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjetër Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq, 50 vjeç.

Kulla dhe një nga të plagosurit e tjerë për shkak të gjendjes së rëndë janë transportuar drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Shpërthimi i fuqishëm u shënua pranë një godine që përmbante dyqane të ndryshme.

Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë një makine fuoristradë në pronësi të Kullës, duke shkaktuar dëmtime të shumta erdhe në katin e parë të ndërtesës.

Po ashtu në ndërtesë ndodheshin edhe zyrat e shoqatës së pakicave serbe dhe malazeze. /a.y/noa.al

Kush është shënjestra e shpërthimit me eksploziv në Shkodër, zbulohet e kaluara e tij

Detaje nga shpërthimi me 3 të plagosur në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, dyshohen 3 të lënduar