Transmetuar më 13-01-2018, 11:30

Zbulohen detaje të tjera nga shpërthimi me eksploziv i ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Më konkretisht në lagjen “Rus” pranë një godine që përmbante dyqane të ndryshme u shënua një shpërthim i fuqishëm.

Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë një makine fuoristradë, duke shkaktuar dëmtime të shumta erdhe në katin e parë të ndërtesës.

Bëhet e ditur se prej shpërthimit mbetën të plagosur tre persona, të cilët u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, mes tyre Lulzim Kulla.

Mësohet se Kulla rezulton person i njohur për policinë, ndërsa automjeti i dëmtuar nga shpërthimi ishte në pronësi të tij.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.  /a.y/noa.al

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, dyshohen 3 të lënduar