Transmetuar më 23-01-2018, 11:58

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të diel, ku 21-vjeçarja Ariela Murati, u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëfshatari i saj nga Zharrëza e Fierit, Aldison Belulaj 23 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë kishin qenë të lidhur për afro katër vite bashkë, ku Aldisoni ishte fiksuar pas saj qysh kur frekuentonin të njëjtin gjimnaz.

Bazuar në dëshmitë e dhëna në polici nga të afërmit e Aldisonit, muajt e fundit Ariela i kishte dhënë fund lidhjes mes tyre dhe më konkretisht në muajin nëntor ishin ndarë përgjithmonë.

Por pavarësisht vendimit të marrë nga e reja, 23-vjeçari nuk e kishte pranuar kurrë, madje i kërkonte me ngulm ribashkim, si dhe kishte dërguar edhe prindërit në familjen e saj për ti kërkuar dorën.

Po ashtu ai ishte vënë në dijeni se Ariela kishte nisur të shoqërohej me një djalë tjetër, çka dyshohet se e ka inatosur së tepërmi të riun.

Madje ai kishte humbur toruan pasi Ariela prej pak kohësh kishte ndryshuar dhe numrin e telefonit, në mënyrë që të mos shqetësohej më prej Adisonit.

Këtë të diel ai është nisur enkas nga Fieri drejt Tiranës, ku pasi ka gjurmuar këmba këmbës Arielën e cila ndodhej me motrën dhe kushërirën, i ka kërkuar të sqarojnë diçka bashkë dhe në debat e sipër e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë edhe jetën.

Por para të shtënave ajo i ishte ulur në gjunjë dhe i ishte lutur “Të lutem mos më vrit”, por pa rezultat.

Pasi vrau të dashurën e zemrës, në gjendje shoku Aldisoni qëlloi edhe veten, ndërsa vijon të ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, në Tiranë. /a.y/noa.al

Familjarët e Aldisonit nuk u pranuan në varrimin e Arielës, frikë për hasmëri

Flet vëllai i 23-vjeçarit: Aldoseni dhe Ariela ishin të lidhur, prindërit shkuan t’i kërkonin dorën

Vrasja e Arielës, dëshmia e motrës: Ma vrau plehra para syve të mi

Flet xhaxhai i Aldison Belulit që vrau studenten, tregon një të vërtetë të madhe

Lamtumirë Ariela! E veshur nuse, studentja përcillet në banesën e fundit

Vrau të dashurën dhe qëlloi veten, flet mjeku: Është në koma, gjendja serioze

Një javë para krimit, Aldisoni ishte zënë me kushërinjtë e Arielës: Do vras atë dhe veten

Motra dhe kushërira panë gjithçka, kush ishte telefonata e fundit e Arielës para se të vritej

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd