Transmetuar më 23-01-2018, 11:10

Ditën e djeshme, 21-vjeçarja Ariela Murati u përcoll në banesën e saj të fundit në fshatin Zharrëz të Fierit.

Ajo u vesh nuse, duke u zbukuruar për të fundit herë por jo për dasmën e madhe, por për lamtumirën e fundit.

Mësohet se në funeralin e saj, familjarët e Aldisonit nuk janë pranuar. Ata kishin kërkuar të shkonin në varrimin e Arielës por familja e së ndjerët, nuk kishin pranuar.

Kjo ka bërë që ata ti druhen një hasmërie, për shkak se djali i tyre i mori jetën vajzës që dashuronte, pasi nuk pranoi refuzimin e saj.

Krimi tronditës ndodhi pasditen e së dielës, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku Aldisoni ndaloi në rrugë të ndjerën, teksa ajo ishte me motrën dhe kushërirën dhe në debat e sipër shkrepi armën ndaj saj dhe më tej, edhe ndaj vetes.

Aktualisht Aldonis Belulaj, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike, për shkak se plumbi i ka dëmtuar kafkën dhe trurin. /a.y/noa.al

Flet vëllai i 23-vjeçarit: Aldoseni dhe Ariela ishin të lidhur, prindërit shkuan t’i kërkonin dorën

Vrasja e Arielës, dëshmia e motrës: Ma vrau plehra para syve të mi

Flet xhaxhai i Aldison Belulit që vrau studenten, tregon një të vërtetë të madhe

Lamtumirë Ariela! E veshur nuse, studentja përcillet në banesën e fundit

Vrau të dashurën dhe qëlloi veten, flet mjeku: Është në koma, gjendja serioze

Një javë para krimit, Aldisoni ishte zënë me kushërinjtë e Arielës: Do vras atë dhe veten

Motra dhe kushërira panë gjithçka, kush ishte telefonata e fundit e Arielës para se të vritej

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd