Transmetuar më 22-01-2018, 15:20

E veshur me të bardha, një ëndërr që nuk mundi ta realizonte sa ishte gjallë, është përcjell sot për në banesën e fundit 21-vjeçarja e vrarë ditën e djeshme nga ish-shoku i klasës së saj që donte dhe kërkonte me insistim lidhje dashurie.

Ajo u qëllua me plumb në kokë përpara fakultetit të Mjekësisë, teksa ishte e shoqëruar nga e motra dhe kushërira e saj.

Nga plagët e marra, Ariela Murataj, 21-vjeçarja studentja e ekselencës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

23-vjeçari Alsidon Belulaj vrau me armë zjarri 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas qëlloi edhe veten. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

23-vjeçari kishte shfaqur pëlqim për vajzën qysh në periudhën kur ata frekuentonin të njëjtin gjimnaz në fshatin e lindjes, por edhe atëherë ishte refuzuar.

Më tej ai kishte kërkuar dhe dorën e saj në familje, por përsëri ishte refuzuar nga prindërit, për shkak se Ariela nuk ishte dakord./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd