
Dy ditë pas tragjedisë së rëndë ka reaguar për herë të parë vëllai i Alsidon Belulaj, djali që qëlloi me armë mes Tiranës 21-vjeçaren duke e lënë të vdekur e pastaj mbi veten.
Vëllai i Aldosenit ka folur për “News 24”, ku ka deklaruar se mes 23-vjeçarit dhe Arielës kishte një lidhje dashurie duke shtuar se mes tyre nuk ishte thjesht një pëlqim nga ana e Aldosenit.
Ai pohoi se të rinjtë kanë qenë të lidhur dhe se prindërit kishin shkuar që të kërkonin dorën e saj në shtëpi. Po ashtu vëllai i 23 vjecarit tha se asnjëherë Aldisoni nuk kishte pohuar se do ta vriste Arielën.
"Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur. Prindërit shkuan për t’i kërkuar dorën vajzës. Prindërit vajtën për të sqaruar situatën. Nuk kishte debate mes dy familjeve. Nuk është e vërtetë që ka kërcënuar se do tra vrasë Arielën", tha vëllai i Aldison Belulajt.
Ditën e djeshme e veshur me të bardha, një ëndërr që nuk mundi ta realizonte sa ishte gjallë, është përcjell për në banesën e fundit 21-vjeçarja e vrarë nga ish-shoku i klasës së saj që donte dhe kërkonte me insistim lidhje dashurie.
Ajo u qëllua me plumb në kokë përpara fakultetit të Mjekësisë, teksa ishte e shoqëruar nga e motra dhe kushërira e saj.
Nga plagët e marra, Ariela Murataj, 21-vjeçarja studentja e ekselencës, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa 23-vjeçari Alsidon Belulaj i cili më pas qëlloi edhe veten ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës./b.l/noa.al/
Një javë para krimit, Aldisoni ishte zënë me kushërinjtë e Arielës: Do vras atë dhe veten
Motra dhe kushërira panë gjithçka, kush ishte telefonata e fundit e Arielës para se të vritej
Flet mësuesja e Arielës dhe Aldos: Çfarë dija për ta
U dashurua pas saj që në gjimnaz, si nisi historia që u përmbyll me vrasjen e Arielës
A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook
E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve
Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak
Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





