Transmetuar më 22-01-2018, 09:45

E befasuar, shokuar e pa fjalë kanë mbetur të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë, Ariela Muratin që u la e vdekur në vend nga një plumb kokës, vrare nga Aldison Belulaj, i cili më pas qëlloi edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Panorama” ka folur me një nga mësueset e dy të rinjve, në kohën që ata kanë qenë në gjimnazin “Sotir Çapo”, në Zharrëz të Fierit.

Njëra nga mësueset e dy të rinjve, M. L., tregon se djalin e ka pasur në klasë kujdestari dhe vajzës i ka dhënë mësim.

Sipas saj, të dy kanë qenë fëmijë të mbarë dhe nuk kanë sjellë asnjëherë probleme në shkollë.

“Unë kam pasur në kujdestari djalin. Ka qenë tip i qetë, jo shumë i lëvizur. E kam njohur edhe vajzën, ajo ishte dy vite pas tij. Unë i jepja mësim lëndën e anglishtes. Vajza ishte nxënëse ekselente, një nga vajzat më të mira të shkollës”, ka thënë ish-mësuesja e dy të rinjve.

U dashurua pas saj që në gjimnaz, si nisi historia që u përmbyll me vrasjen e Arielës

A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd