


Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e bujshme të ndodhur mesditën e së hënës në filialin e një banke të nivelit të dytë, pranë Hipotekës, në Tiranë.
Mësohet se një person i vetëm, i maskuar me kapuç dhe shall, nën kërcënimin e armës ka arritur të neutralizojë rojën e Hipotekës dhe ka hyrë brenda.
Ai ka drejtuar armën ndaj punonjësve të sportelit të bankës, duke marrë shumën e parave dhe më tej është larguar me shpejtësi.
Paraprakisht bëhet e ditur se shuma e grabitur është rreth 3 milionë lekë të vjetra.
Kamerat e sigurisë filmuan gjithë skenën e grabitjes së ndodhur në bankën e nivelit
të dytë që operon aty.
Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al
Publikohet video e autorit që grabiti bankën, i armatosur dhe me paratë në dorë
Grabitet filiali i Postës Shqiptare pranë Hipotekës, policia jep detajet e para
Në mes të ditës, grabitet me armë zjarri një bankë në Tiranë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





