
Kjo që shihni më poshtë është pamja më e qartë që është publikuar deri tani, e autorit që grabiti agjencinë e një banke të nivelit të dytë, e cila ndodhet brenda ambienteve te Hipotekës së Tiranës.
“Panorama” ka siguruar ekskluzivisht videon ku duket autori, ende i paidentifikuar, i cili largohet përmes një rrugice në zonën ku ndodhi ngjarja.
Në njërën dorë ai mban qesen me paratë e grabitura dhe ne tjetren, të cilën duket që e mban në xhep, ka armën me të cilën ka kërcënuar punonjësit e bankës.
Ai largohet me vrap, teksa shihet që ka kapele dhe kapuç ne kokë. Gjatë largimit është shkëmbyer edhe me një zonjë, e cila nuk ka kuptuar asgjë.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin per te identifikuar dhe kapur autorin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





