


Policia e Tiranës ka zbardhur detaje e para lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e sotme në filialin e Postës Shqiptare brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës në Tiranë.
Telefonata e mbërritur në orën 14:05 minuta njoftoi grabitjen e ndodhur në rrugën "Panorama", pranë ish stacionit të Trenit.
Informacionet e para tregojnë se një person me kapuç të zi në kokë dhe i armatosur ka hyrë në bankë dhe pasi ka kërcënuar me armë arkëtaren dhe personat që ndodheshin aty ka marrë një shumë lekësh dhe është larguar.
Deri tani nuk dihet ende shuma e parave që janë grabitur, ndërsa pritet të zbardhen detajet në vijim.
Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





