Transmetuar më 15-01-2018, 14:30

Një grabitje me armë zjarri është shënuar në mes të ditës në kryeqytet. Më konkretisht një person i maskuar dhe i armatosur, ka grabitur një bankë të nivelit të dytë.

Bëhet e ditur se rreth orës 14.00 të mesditës së sotme është grabitur sportel që mbledh lekët e shërbimeve të treta.

Banka e grabitur ndodhet pranë Hipotekës në Tiranë.

Mësohet se autori i grabitjes është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke humbur gjurmët, ndërsa nuk dihet ende shuma e parave që është marrë.

I dyshuari ka kërcënuar kasieren dhe më tej pasi ka marrë paratë, është larguar nxitimthi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd