Transmetuar më 24-12-2017, 11:57

Një makinë është përfshirë nga zjarri gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, në qytetin e Elbasanit.

Gjithçka ka ndodhur në lagjen “Kala”, ku dyshohet se një automjeti pa targa i është vënë zjarri.

Dyshimet paraprake flasin për një ngjarje të qëllimshme, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur më shumë mbi çfarë ka ndodhur.

Kjo ngjarje vjen, pas atentatit të natës mes të premtes dhe të shtunës, ku persona persona të paidentifikuar , bënë një atentat me armë ndaj fisit Çapja dhe konkretisht dyshohet se shënjestra ka qenë Ardian Çapja.

Natën duke zbardhur e shtuna, u qëllua me armë zjarri dhe u dogj një makinë e fisit Çapja, çka ka bërë që policia të hetojë se mos ka lidhje mes dy rasteve. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Atentati ndaj anëtarit të fisit Çapja, dalin detaje të reja nga ngjarja

Breshëri plumbash në Elbasan, zbulohet cili prej Çapjave ishte shënjestër e atentatit

Dalin pamjet nga atentati i fundit ndaj Çapjave, zanafilla e krimeve daton në vitin 2005

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për atentat ndaj fisit të njohur Çapja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd