Transmetuar më 23-12-2017, 12:38

Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku më herët breshëri armësh u shkrehën në një rrugicë në lagjen “Emin Matragjiu” të këtij qyteti.

Nuk raportohet për persona të plagosur deri në këto momente. Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet me targa të të falsifikuara.

Sipas dëshmitarëve, në fillim është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, e më pas makina është përfshirë nga flakët.  Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Atentatorët janë larguar me një tjetër mjet dhe deri më tani policia nuk i ka identifikuar, por thotë se janë ngritur postoblloqe të shumta në qytet dhe rrugët dalëse.

Kjo është e disata herë që këtij fisi i bëhen atentate. Krimet e kanë zanafillën në fund të vitit 2005. Në muajin dhejtor të atij viti, biznesmeni Sokol Çapja u ekzekutua në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit.

Policia nisi hetimet dhe arrestoi shumë persona, të cilët akuzoheshin për vdekjen e tij, ku në dosjet e policisë ndaj Sokolit nuk kishte asnjë procedim penal dhe thuhej se biznesmeni bënte jetë të qetë.

Mes të akuzuarve ishte edhe Gentjan Beqiri, apo njohur ndryshe si Ardian Mera, i cili u vra në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e "arrestit të shtëpisë".

Më parë autorët u kanë kërkuar klientëve dhe kamarierëve të shtrihen përtokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit Sokol Çapja i cili u dërgua në spital por vdiq gjatë operacionit.

 Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Pas kësaj ngjarje në kohë të ndryshme kanë ndodhur një varg ngjarjesh misterioze.

Vrasjet në Elbasan:

26.12.2005 vritet Sokol Çapja

28.05 2006 vritet Ardian Ibrahimi

15.08.2012 vritet Gentja Beqiraj

15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj

16.08 2012 plagoset Fadil Mema

13.03.2015 vritet Fadil Mema

03.02.2016 vritet Eno Badelli

03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli

03.02.2016 vritet Agron Çapja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd