



Dalin detajet e para të atentatit me armë zjarri dhe më pas djegia e automjetit në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.
Policia lokale ka zbardhur detaje të reja lidhur me këtë ngjarje ku dyshohet se në shënjestër të atentatit të ketë qenë fisi i njiohur Çapja.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05, kohë kur është njoftuar policia për të shtëna me armë në Lagjen "Emin Matraxhiu".
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.
Më pas në Lagjen "5 Maji" është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip "BMW" me targa të dyshuara të falsifikuara.
Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





