
Deputeti demokrat Edi Paloka reagon ironikisht kundër votës së Shqipërisë, e cila refuzoi propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Ai thumbon Kryeministrin Edi Rama nëpërmjet një barcalete “Papagalli dhe burri”, ku heq një paralele therëse.
Postimi i Palokës në Facebook
Në avion, qëllojnë pranë si pasagjerë një burrë që ishte për herë të parë dhe një papagall që udhëtonte shpesh. Duke qenë pa eksperiencë, burri i kërkon papagallit që ta orientojë në veprimet që duhej të bënte gjatë udhëtimit. Pas pak kohe, i mërzitur që nuk shërbehej, papagalli fillon të shajë anëtarët e ekuipazhit deri sa arriti të tërheqë vëmendjen e tyre. Duke parë papagallin edhe burri fillon të bëjë potere që të shërbehej njesoj. Në një moment, një nga anëtarët e ekuipazhit shkon dhe i kërcënon: nëse vazhdoni kështu, do ju hedhim fare nga avioni. Papagalli nuk deshi t’ia dinte dhe vazhdoi edhe më keq. Duke parë papagallin, edhe burri e shtoi poteren. Pas pak vijnë disa anëtarë të ekuipazhit, i marrin e i hedhin të dy nga avioni.
Burri duke rënë i drejtohet papagallit: “ç’më bëre?- i thotë.
Po ti o ko**- i thotë papagalli- kur nuk di të fluturosh çfarë pate që u kruajte.
Kjo anektodë e vjetër, m’u kujtua mbrëmë kur dëgjoja “justifikimin” e zëdhënësve të liderit botëror se edhe vende të BE votuan kundër SHBA. /a.y/noa.al
Vota kundër SHBA në OKB, Meta kundër Ramës: Nuk u konsultove
Kryemadhi: Rama i nguli thikën pas shpine SHBA-ve në OKB
"Do mbaj shënim kush votoi kundër", SHBA kërcënon shtetet që rrëzuan Donald Trump për Jeruzalemin
Vota në OKB për Jeruzalemin, MPJ sqaron: Pse vendosëm kundër Donald Trump
SHBA paralajmëron Shqipërinë: Nëse votoni kundër Trump në OKB, ndërpriten fondet!