Transmetuar më 21-12-2017, 23:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për “360 Gradë” në Ora News, tha se Rama i “nguli thikën pas shpine” Shteteve të Bashkuara me vendimin për të votuar kundër në OKB.

“Kam 1 vit që them që Edi Rama po i kthen fëmijët shqiptar në spaçator. Problemi më i madh që Shqipëria sot ka është droga tek fëmijët. Kjo nuk është vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, kudo në Austri, Greqi, Maqedoni, Kosovë, kudo. Problemi tjetër vjen me vendimin e sotëm më të tmerrshëm që ka bërë Edi Rama. Mbasi e përdori Amerikën si kërbaç për të intimiduar njerëzit, sot i nguli thikën pas shpinës në Kombet e Bashkuara. Më e pakta që mund të bënte Rama ishte të pyeste Komisionin e Jashtëm. Marrëdhëniet e Shqipërisë nuk janë formuar me kapacitetin, aftësisë krijuese të Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi ka vijuar më tej duke thënë:

“Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar përkrah Shqipërisë. Edhe kur ndërmorën sulmet në Kosovë, SHBA-ja kishte kundër të gjithë BE-në. Më e pakta që mund të bënte është të abstenonte. Për mua përgjegjësia është personale e z.Rama dhe e ministrit të Jashtëm. Jam dakord që mund të përdoren për lobim para të pista që nuk vijnë vetëm nga shtetet arabe. Mund të jenë para droge, para terrorizmi që fikën edhe radarët që të bëhej trafiku i drogës lirshëm. Nuk e ka provuar z.Lu se çdo të thotë të bashkëpunosh me zt.Rama. Të merr të përdor, mbaron punët e veta. Kur ka hall të lëpin këmbët, qan, nuk ikën nga zyra apo dera e shtëpisë derisa sa të mbarojë punë. Mund të jetë kjo edhe eksperienca e parë e zt.Lu me zt.Rama”, shprehet ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd