Transmetuar më 21-12-2017, 19:25

Menjëherë pasi ju bashkua votës së 128 shteteve duke votuar pro rezolutës së OKB-së kundër vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Ministria e Jashtme ka njoftuar arsyen e votës pro.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Jashtme thotë se në bazë të dokumenteve të verifikuar dhe mbi të gjitha konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, është vendosur të votohet pro rezolutës së OKB-së

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian” thuhet në deklaratën e MPJ. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd