Transmetuar më 22-12-2017, 10:56

Shqipëria votoi dje kundër propozimit për të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Pas votës kundër, në Tiranë shpërthyen kritikat kryesisht nga opozita, për votën kundër SHBA-së.

Nga ana e saj qeveria reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme e cila u shpreh se qëndrimi është i njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se:

“Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës”

Kryemadhi: Rama i nguli thikën pas shpine SHBA-ve në OKB

"Do mbaj shënim kush votoi kundër", SHBA kërcënon shtetet që rrëzuan Donald Trump për Jeruzalemin

Vota në OKB për Jeruzalemin, MPJ sqaron: Pse vendosëm kundër Donald Trump

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit? OKB voton kundër idesë së Donald Trump

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd