
Me 128 vota pro, 9 kundër, dhe 35 abstenim, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar pro rezolutës për Jeruzalemin, duke hedhur poshtë idenë e Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.
Rezoluta në fjalë, e propozuar nga disa vende kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, ndërsa Shqipëria dha votë pro.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem.
Ajo i bëri komentet në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, e cila shqyrtoi rezolutën në fjalë.
Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





