Dalin detaje të reja lidhur me atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Lushnjes.
Në atentatin me breshëri kallashnikovi humbi jetën 23-vjeçari Zamir Latifi si dhe 22-vjeçari Jurgen Hoxha.
Ndërkohë një nga të plagosurit është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Marius Xhepexhiu 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike.
Dyshohet se shkak për krimin është bërë përplasja mes dy bandave rivale, ku nuk përjashtohet të jetë përfshirë ish-kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare (Alfred Shkurti), i cili aktualisht ndodhet në burg.
Ndërkohë një prej viktimave, 23-vjeçari Latifi thuhet se është i afërm me Baren.
Sakaq i plagosuri tjetër, Bujar Turku, 66 vjeç, dyshohet se është një kalimtar i rastit.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë nipi i Bares, 22-vjeçari Xhulio Shkurti, i cili mundi t’i shpëtojë të shtënave.
Mësohet se viktima Zamir Latifi është shok me Xhulio Shkurtin, ndërsa Jurgen Hoxha, i cili rezulton dhe djali i një biznesmeni, është kushëri i tij.
Viktimat ndodheshin në një lokal në lagjen “Loni Dhamo” pranë vendit të njohur si “Ura e Çeleve”, në momentin kur një person i maskuar dhe me kallashnikov hapi zjarr drejt tyre.
Kujtojmë se nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbeti i plagosur me armë zjarri një vit më parë, pas një konflikti me një person. /a.y/noa.al
Atentati me dy të vdekur dhe 2 të plagosur në Lushnje, publikohen fotot e viktimave
Lushnje, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur nga atentati në mes të qytetit
Dy të vrarë dhe një i plagosur në atentatin e Lushnjes, identifikohen viktimat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd