Transmetuar më 25-09-2016, 17:57

Lushnje, 25 shtator 2016, NOA.al -Dy të rinj janë plagosur në Lushnje, ndërsa njëri prej tyre është nipi i Alfred shkurtit ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, i cilësuar si drejtuesi i Bandës së Lushnjes.

Sipas policisë së Fierit mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” ku dy persona Sajmo Xholiu 24 vjeç dhe Xhulio Shkurti 21 vjeç, ky i fundit sipas policisë është nipi i Aldo Bares,  kanë shkuar në spital me plagë armë zjarri në këmbë dhe pasi kanë marrë mjekimin ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bënë me dije se dy shokët janë grindur me autorin e kësaj ngjarje për motive të dobëta i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur në këmbë dhe më pas është larguar. Ndërkohë që mësohet se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.