Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i sotëm në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona.
Mësohet se njëri prej viktimave është Zamir Latifi, dhe tjetri Jurgen Hoxha.
Ndërkohë, nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M.Xh., 26 vjeç, banues në Lushnje.
Më vonë, policia ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Makina e djegur është konstatuar në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara të Lushnjës, pranë shëtitores në qendër të qytetit.
Gjithçka mbetet e paqartë sa i përket rrethanave dhe autorëve, ndërsa janë ngritur postoblloqe për të rënë në gjurmët e tyre. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd